Sporti

Erik ten Hag thuhet se është kandidat serioz për t’u bërë trajner i Bayer Leverkusenit

04/30/2025 10:27
nga:Lorik J

Erik ten Hag mund të jetë pranë punës së tij të parë si trajner  që kur u shkarkua nga Man United në fund të vitit të kaluar.

Sipas Florian Plettenberg, holandezi është një kandidat serioz për të pasuar Xabi Alonson në krye të Bayer Leverkusen.

Ish-mesfushori i Liverpoolit pritet të marrë drejtimin e Real Madridit këtë verë, duke lënë një vend të lirë në BayArena.

Ten Hag nuk është ende në bisedime konkrete me Bayer, por klubi i Bundesligës po mbledh informacione për 55-vjeçarin.

Ten Hag kaloi më shumë se dy vjet në Old Trafford, duke fituar Kupën Carabao dhe Kupën FA.

/GazetaBlic Sport