Sporti

Erik Ten Hag: Ronaldo zgjodhi të largohej, jemi të uritur për fitore

12/28/2022 08:51
nga:Mergim Rreci

Erik Ten Hag garanton se largimi i Cristiano Ronaldos nuk ka ndikuar në ambiciet e skuadrës.

Trajneri i Manchester United thekson se lojtarët e tij janë të motivuar për të fituar, siç shihet edhe në triumfin ndaj Nottingham Forest (3-0), përcjell GazetaBlic Sport.

“Fokusi i skuadrës ishte rikthimi në Premier League. Gjithçka që shoh është një ekip i uritur. A ndikoi Cristiano Ronaldo në ambiciet e skuadrës? Nuk shikoj prapa, vetëm në të ardhmen. Ai zgjodhi të thotë lamtumirë, Ronaldo nuk është më pjesë e ekipit”, theksoi trajneri holandez.

Manchester United dhe Cristiano Ronaldo arritën një marrëveshje në fillim të dhjetorit për të ndërprerë kontratën që lidhte të dy palët, pas intervistës së diskutueshme të CR7 me Piers Morgan.