Erik Ten Hag ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo është jashtë skuadrës për ndeshjen e radhës.
Ai nuk do të përfshihet në skuadrën e Man United për ndeshjen me Chelsea, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo pas veprimeve që ai bëri në ndeshjen ndaj Tottenham, duke mos pranuar të futet në lojë si zëvendësues dhe më pas u largua para përfundimit të ndeshjes.
“Po, Cristiano Ronaldo refuzoi të hyjë në lojë kundër Tottenhamit. Duhet të ketë pasoja. Është e rëndësishme për qëndrimin dhe mentalitetin e grupit. Ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës tonë për ndeshjen ndaj Chelsea”, tha trajneri holandez.
/GazetaBlic Sport/


