Po përflitet se Manchester United po kërkon ta kenë në stol trajnerin e Ajax, Erik ten Hag. Ai është duke u përgatitur dhe ka filluar të mësojë gjuhën angleze.
Trajneri i Ajax, Erik po mëson gjuhën angleze pasi dëshiron të jetë në stolin e Manchester United.
Mediat në Angli më parë kishin raportuar se Erik ten Hag ishte shumë pranë transferimit te Tottenham Hotspur, por problemet që ai kishte me gjuhën angleze nuk e lejuan kalimin e tij në Premierligë.
Për të larguar këtë pengesë, Erik ka filluar të mësojë gjuhën angleze pasi ai ka vendosur të jetë në stolin e ‘Djajve të Kuq.
Thuhet se ai gjithashtu ka njoftuar Ajax që do të largohet në fund të sezonit. Mbetet të shihet se a do të kalojë ai në Angli te United.


