Sporti

Erik Ten Hag: Ne duam ta kthejmë Manchester Unitedin në krye ku e meriton të jetë

02/07/2023 14:54
nga:Mergim Rreci

Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United ka folur sërish këtë të martë për përjashtimin e Casemiros ndaj Crystal Palace, që do ta pezullojë mesfushorin brazilian nga tre ndeshjet e ardhshme të djajve të kuq për Premier League.

“Unë jam trajner dhe gjithmonë duhet të luaj me lojtarët që kam në dispozicion në skuadër. Kemi lojtarë të shkëlqyer. Pas ndeshjes nuk mund të them ‘Casemiro dhe Martial nuk mund të luanin’, ne duhet të fitojmë pavarësisht atyre mungesave. United është i aftë dhe ne duhet të fitojmë pavarësisht se kush është në fushë”, tha Ten Hag para ndeshjes me Leeds, transmeton GazetaBlic Sport.

Trajneri holandez pranoi se klubi do të apelojë dënimin e aplikuar për Casemiro: “Do të apelojmë, për mua nuk është vendimi i duhur, por nuk mendoj se kemi ndonjë shans në atë proces”.

Stadiumi “Old Trafford” ka qenë një forcë për skuadrën e Manchester United,  e cila ka  fituar 14 ndeshje radhazi në shtëpi.

“Ishte një nga qëllimet tona për të rikthyer atmosferën e ‘Old Trafford’. Ne duam ta kthejmë Manchester Unitedin në krye ku e meriton të jetë. Kjo është pjesë e procesit. Ne kemi bërë shumë mirë në shtëpi, por edhe jashtë, dhe është në ato ndeshje që ne mund të tregojmë personalitetin tonë në fushë ”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/