Sporti

Erik Ten Hag lavdëron mbrojtjen: Po përmirësohemi në fazën defanzive

09/02/2022 08:46
nga:E K

Manchester United fitoi dje minimalisht ndaj Leicester.

“Djajtë e Kuq” si duket i janë kthyer formës së mirë pasi kjo ishte fitorja e 3’të rradhazi për skuadrën e drejtuar nga Erik Ten Hag, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes ndaj Leicester, trajneri i United, Erik Ten Hag komentoi mbi lojën e treguar nga lojtarët e tij.

Ai tha se mbrojtja është një faktor i rëndësishëm i skuadrës për të fituar ndeshjet.

“Mbrojtja është baza për të fituar ndeshjet. Të bën kundërshtar të vështirë për t’u mposhtur. Duhet t’i përmbahemi kësaj. E di që mund të jemi më mirë. Ne ishim tashmë më të mirë se në Southampton. Jam i sigurt se do të përmirësohemi në këtë aspekt. Presioni gjithashtu kërkon hapësirë për përmirësim”, tha trajneri i United.

/GazetaBlic Sport/