Sporti

Erik ten Hag komenton transferimin e mundshëm të Neymar tek Manchester United

05/24/2023 15:57
nga:Mergim Rreci

Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, është pyetur për lajmet rreth interesimit të klubit për nënshkrimin e brazilianit Neymar, nga Paris Saint-Germain.

“Kur të kemi lajme do të themi diçka”, tha thjesht trajneri holandez., përcjell GazetaBlic Sport.

Një përgjigje që ngre pritshmëri rreth transferimit të mundshëm të Neymar, 31, në ‘Old Trafford’, duke mbyllur një cikël prej gjashtë sezonesh në PSG.

/GazetaBlic Sport/