Sporti

Erik Ten Hag i zemëruar me futbollistët e tij, ka një paralajmërim të fortë

05/05/2023 08:12
nga:Mergim Rreci

Erik Ten Hag u zemërua me lojtarët e tij që pësuan gol në minutën 90+9, në një penallti të ekzekutuar nga Mac Allister, në humbjen ndaj Brighton (0-1).

Trajneri i Manchester United la gjithashtu kritika të forta për mungesën e efektivitetit të treguar nga futbollistët e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Në minutën e parë kishim gjithçka. Krijuam një mundësi, por nuk shënuam. Duhet të ishim më efektiv në rastet që patëm në pjesën e parë. Pastaj, në fund, ne pësuam golin, që nuk mund të ndodhë, nuk duhet të ndodhë. Humbëm fokusin dhe gjithashtu patëm fat të keq, por kishim mundësi të qarta, me Antony, Martial, Rashford dhe Casemiro. Njëri prej tyre duhej të shënonte, ne duhet të ulemi dhe të flasim për këto gjëra”, theksoi trajneri duke folur për Sky Sports.

Goditja e penalltisë erdhi kur Luke Shaw preku topin brenda zonës së Manchester United, atje ku gjyqtari akordoi për ‘pikën e bardhë’.

/GazetaBlic Sport/