Sporti

Erik Ten Hag i del në mbrojtje Cristiano Ronaldos: Jam vërtet i kënaqur me të

08/05/2022 16:11
nga:Mergim Rreci

Erik Ten Hag doli këtë të premte në mbrojtje të Cristiano Ronaldos dhe theksoi se më parë kishte thënë se disa lojtarë u larguan më herët nga miqësorja kundër Rayo Vallecanos dhe jo vetëm sulmuesi portugez, por se shtypi fokusoi gjithçka te CR7.

“Kishte shumë lojtarë që u larguan herët nga miqësorja, por në qendër të vëmendjes ra vetëm Cristiano Ronaldo. Kjo nuk është e drejtë. Bëni kërkimin tuaj dhe zbuloni sa kanë mbetur. Kështu thashë. Ishin shumë lojtarë”, theksoi trajneri holandez në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

Ten Hag përsëriti kënaqësinë që ka të punojnë me golashënuesin portugez: “Jam vërtet i kënaqur. Ne kemi një sulmues shumë të mirë.”

Trajneri i United konfirmoi gjithashtu se Martial është i lënduar dhe nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën kundër Brighton. Për mundësinë që Ronaldo të jetë zëvendësuesi i tij: “Të shohim të dielën”.

/GazetaBlic Sport/