Sporti

Erik Ten Hag flet pas kalimit në finale: Le të shkojmë në ‘Wembley’, jemi të emocionuar

02/01/2023 23:52
nga:Mergim Rreci

Erik ten Hag theksoi rëndësinë që Manchester United ka siguruar finalen në EFL Cup.

“Sigurisht, fitorja e një gjysmëfinaleje është pozitive. Pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë. Ne ishim profesionistë, por luajtëm shumë ngadalë dhe nuk krijuam shumë raste. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë dhe shënuam gola të mirë”, theksoi trajneri holandez, duke folur për Sky Sports, përcjell GazetaBlic Sport.

Në finale, Manchester United do të përballet me Newcastle: “Sigurisht që jemi të emocionuar për këtë lojë. Ne do të shkojmë në Wembley dhe do të jetë kundër Newcastle, i cili është një ekip i madh, por ka ende kohë për atë lojë”.

Finalja e konkursit është caktuar për 26 shkurt.

/GazetaBlic Sport/