Erik Ten Hag është tani zgjedhja numër 1 e Manchester United për rolin e trajnerit, sipas The Times.
Pochettino ishte i prirur të transferohej në “Old Trafford” pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, megjithatë PSG e bllokoi lëvizjen dhe tani Man Utd po favorizon trajnerin e Ajaxit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ten Hag ka fituar dy tituj të Eredivisie me Ajax-in, i ka udhëhequr ata në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve si dhe në fazën e grupeve këtë sezon me një rekord 100%.
Ai ka qenë fantastik me punën e tij tek skuadra holandeze dhe shihet si trajner i ardhshëm i Manchester United.
/GazetaBlic Sport/


