Sporti

Erik ten Hag e dëshiron me çdo kusht transferimin e Frenkie de Jong nga Barcelona

06/04/2022 13:18
nga:Mergim Rreci

Trajneri i ri i Manchester United, Erik Ten Hag, është i vendosur që klubi anglez të nënshkruajë me Frenkie de Jong nga Barcelona.

Sipas The Sun, djajtë e kuq do të jenë pa Paul Pogba dhe Nemanja Matiç, të cilët po largohen nga klubi, ndaj është i nevojshëm përforcimi i menjëhershëm i mesfushës, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari i dëshiruar është De Jong, me trajnerin që tani thuhet se e do atë me çdo kusht në “Old Trafford”.

Ten Hag e njeh shumë mirë potencialin e mesfushorit holandez, pasi ata luajtën së bashku në Ajax dhe ai dëshiron të jetë nënshkrimi i tij i parë në Manchester United.