Sporti

Erik Ten Hag: Askush nuk dëshiron të përballet me Ajaxin në Champions League

12/08/2021 08:44
nga:Mergim Rreci

Erik Ten Hag ka bërë histori te Ajaxi duke u bërë trajneri i parë i klubit që përfundon fazën e grupeve të Champions League me të gjitha fitore.

“Tetëmbëdhjetë pikë nga gjashtë ndeshje. Është një moment historik. Qëllimi ynë ishte të kalonim në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dhe ta arrijmë në këtë mënyrë është shumë e kënaqshme. Sot mund të shijojmë, por nesër duhet të shohim përpara sepse ndeshjet do të jetë edhe më të vështira”, tha trajneri holandez pas triumfit ndaj Sportingut (4-2), duke mbyllur fazën e grupeve.

I pyetur për kundërshtarin e preferuar në fazën e eliminimit, Ten Hag tha: “Nuk i shikoj asnjëherë shortet. Do të shohim skuadrën që do të na bie. E dimë se do të jenë me siguri kundërshtarë të vështirë, por kemi besim se mund të arrijmë diçka. Asnjëra skuadër nuk do të dëshirojë të përballet me Ajax-in. Ne e dimë se duhet të jemi në nivelin tonë më të mirë për të kaluar raundin tjetër, por nuk është e pamundur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport