Sporti

Erik Lamela fiton çmimin e golit më të mirë të vitit në Premier League

06/05/2021 14:29
nga:Mergim Rreci

Sot janë zgjedhur më të mirët e vitit në Premier League.

Ruben Dias e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, kurse Pep Guardiola u shpall trajneri më i mirë, përcjell GazetaBlic Sport.

Erik Lamela në anën tjetër e ka fituar çmimin e golit të sezonit në Premierligë.

Erik Lamela kishte shënuar gol ndaj Arsenalit më 14 mars të këtij viti, gol ky që u vlerësua si më i miri.