Sporti

Eric Garcia zgjedh katër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave te Barcelona, ‘injoron’ Messin

07/01/2021 14:15
nga:E K

Mbrojtësi i ri i Barcelonës, Eric Garcia ka zgjedhur katër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave te klubi nga Camp Nou, apo nga një lojtarë në secilën pozitë.

Garcia është akademi e Barcelonës, por për shumë vite ishte pjesë e Manchester Cityt, derisa u rikthye këtë verë si lojtar i lirë.

Ai, sikurse edhe çdo lojtar i ri i Barcelonës duhet të bëjë një intervistë me mediumin zyrtar të klubit.

Befasia më e madhe e mbrojtësit spanjoll është lënia jashtë liste yllit apo legjendës së klubit, Lionel Messi.

Në portë, Garcia zgjodhi Victor Valdesin, në mbrojtje Carles Puyolin, në mesfushë Xavin, ndërsa në sulm Ronaldinhon.