Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia, ka theksuar se gjigantët katalanas po bëjnë gjithçka për Superkupën e Spanjës, pasi e mposhtën Athletic Bilbaon në gjysmëfinale.
Spanjolli tha: “Tani po shkojmë për Superkupën, për titullin. Për ne, fitimi i Superkupës do të thoshte shumë. Është janar, po i afrohemi çdo ditë fundit dhe kjo do të na jepte besim shtesë. Tani, kemi një orar shumë të ngjeshur që vjen dhe kthimi me titull të jep një motivim të madh”.
“Ndeshja kundër Espanyol nuk ishte shumë e mirë, por jemi rikuperuar mirë. Jemi shumë të lumtur me ndeshjen e shkëlqyer të luajtur kundër Athletic.”
Barca do të përballet ose me Real Madridin ose me Atletico Madridin në finale.
/GazetaBlic Sport/


