Eric Dier ishte një nga sportistët e zgjedhur nga Anglia për të folur dje me gazetarët.
Qendërmbrojtësit të Tottenhamu iu kërkua të komentojë mbi kritikat e bëra ndaj Katarit.
“Lojtarët janë në një pozitë të vështirë. Kemi ardhur këtu dhe e dimë që këto çështje do të trajtohen”, u shpreh në siklet mbrojtësi 28-vjeçar.
“Është një situatë e tmerrshme. E kam fjalën për punimet në stadiume… Gjërat kanë ndodhur në të kaluarën, por si lojtarë nuk kemi ndikim. Është një Kupë Botërore dhe ne jemi jashtëzakonisht krenarë që përfaqësojmë vendin tonë. Por ne jemi futbollistë dhe jo politikanë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport