Eric Dier, një lojtar i stërvitur në Sporting dhe aktualisht në Tottenham, është në radarin e Jose Mourinhos, sipas Calciomercato.
Lojtari i Spurs, i cili më parë drejtohej nga Jose Mourinho, ka qenë me skuadrën londineze për gati 10 vjet, transmeton GazetaBlic Sport.
Me ardhjen e Ange Postecoglou, Eric Dier ka pasur një start të vështirë. Reprezentuesi anglez nuk ka regjistruar asnjë minutë këtë sezon me fanellën e skuadrës londineze.
Nëse transferimi realizohet, mbrojtësi anglez do të bashkohet me Renato Sanches, Rui Patricio dhe Jose Mourinho te Giallorossi.
/GazetaBlic Sport/


