Sporti

Eric Cantona mbështet Palestinën, legjenda e Manchester United vjen me gjestin e madh

10/15/2022 19:08
nga:L J

Eric Cantona nuk është shmangur kurrë të flasë për tema politike. Këtë herë, ish-lojtari i Manchester United ka dhënë mbështetje për palestinezët.

Pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike, Eric Cantona nuk e humbi famën. Francezi vazhdon të jetë një nga figurat më mediatike në botën e futbollit.

Legjenda e Manchester United e përdor këtë popullaritet për një sërë qëllimesh. Disa vite më parë, Eric Cantona drejtonte emisionin e tij në Eurosport, ndërsa në rrjetet sociale ai flet rregullisht për çështje politike.

Francezi ndër të tjera bëjnë thirrje për bojkotimin e Botërorit në Katar. 56-vjeçari solidarizohet edhe me palestinezët, gjë të cilën e ka treguar në Instagramin e tij.

Ai ka postuar një foto me një bluzë me flamurit palestinez.

“Të gjitha fitimet nga shitja e kësaj fanelle do të shkojnë për të ndihmuar ekipin palestinez të futbollit që po stërvitet në kampin e refugjatëve”, tha Eric Cantona.