Sporti

Ergyn Ahmeti largohet pas dy vitesh nga Llapi, transferohet tek klubi kryeqytetas

06/11/2025 19:39
nga:Lorik J

Ergyn Ahmeti është larguar nga Llapi pas dy vitesh eksperiencë tek klubi i Batatinës.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Ahmeti ka firmosur me ekipin e Prishtinës së Re, që sezonin që lamë pas fitoi Ligën e Parë dhe tani do luajë në Superligë.

Ahmeti do t’i sjellë eksperiencë dhe forcë shtesë në mesfushë ekipit të Elon Berishës, që ka pasur mjaft ndryshime këtë merkato.

Mesfushori mitrovicas ka luajtur më parë për Trepçën, Prishtinën, Dritën dhe Dukagjinin.

/GazetaBlic Sport