Sporti

Erërat e forta detyrojnë Atleticon të shtyjë fluturimin drejt Salzburgut

01/28/2025 16:50
nga:Mergim Rreci

Një problem i vogël për Atlético Madridit, e detyruar të shtyjë fluturimin për në Salzburg për shkak të motit të keq.

Nisja e ekipit të Cholo Simeone-s ishte parashikuar për në orën 11:00 nga aeroporti ‘Adolfo Suárez’ i Madrid-Barajas, por erërat e forta ndryshuan planet e skuadrës bardhekuqe.

Atlético do të stërvitet në fushën 1 të Cerro del Espino, qytet sportiv i Majadahonda-s, në orën 11:30 dhe jo pasdite në Red Bull Arena Salzburg siç ishte parashikuar. Fluturimi do të kryhet pasdite, në orën 17:00.

Gjithashtu, konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit do të mbahet në orën 20:00 në stadiumin e skuadrës austriake, dhe jo në orën 17:30, siç ishte planifikuar fillimisht.