Lajme

Erërat e forta dëmtojnë disa shtylla e përçues elektrikë, disa shtëpi mbesin pa rrymë

2 vite më parë
nga:G B

KEDS ka dalë me një njoftim për gjendjen e krijuar pas erërave të forta.

KEDS thotë se janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, që për pasojë ka lënë pa energji elektrike disa shtëpi.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet”, thuhet në njoftim,

KEDS ka publikuar edhe disa fotografi.

Njoftimi i plotë:

Informatë

Erërat e forta që filluan dje në disa rajone të Kosovës, kanë vazhduar edhe sot thuaja në tërë territorin e Kosovës.

Si rezultat janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë.

KEDS-i ka shtuar ekipet në terren në mënyrë që të sanojnë dëmet e shkaktuara.

Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet.

Mund të jetë një imazh i pemë, rrugë, bar dhe qiell

Mund të jetë një imazh i rrugë, pemë dhe natyra

Mund të jetë një imazh i pemë, qiell dhe natyra