Lajme

Erdogani beson se është e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje kompromisi mes Kosovës e Sërbisë

09/18/2021 13:55
nga:M K

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka udhëtuar për në Turqi ku është pritur nga homologu turk, Rexhep Taip Erdogan. Dy presidentët kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiq ka thënë se në takimin me Erdogan, ky i fundit është shprehur se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën, shkruan Tanjug.

“Presidenti turk përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Begradit dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq pas takimit.

Takimi u mbajt në Vilën Vahdettin në Stamboll dhe ishte i mbyllur për shtypin.

Erdogan e pret si mik Vuçiqin, flasin pak për Kosovën e më shumë për investimet turke në Serbi