Zjarret pyjore janë një kërcënim global ashtu si pandemia COVID-19, tha Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).
E gjithë bota aktualisht po përballet me këtë sfidë, e cila është sikurse një “kërcënim terrorist”, tha Erdoğan në një intervistë televizive të drejtpërdrejtë.
Ai tha se 187 zjarre pyjore kanë shpërthyer në Turqi në tetë ditët e fundit, prej të cilave 15 ende nuk janë shuar.
Gjithsej 51 helikopterë dhe 20 aeroplanë janë angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve, shtoi presidenti turk.
Sipas shifrave zyrtare, të paktën tetë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i zjarreve në jug dhe jugperëndim të Turqisë të mërkurën e kaluar.