Lajme

Erdogan: ShBA dhe Britania e Madhe po përpiqen ta kthejnë Detin e Kuq në “det gjaku”

01/12/2024 14:28
nga:Sh R

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar ShBA-në dhe Britaninë e Madhe se po përpiqen ta kthejnë Detin e Kuq në një “det gjaku”.

Erdogan kritikoi sulmet në Jemen dukë thënë se ato ishin një përdorim joproporcional i forcës, shkruan Sky News.

Presidenti turk gjithashtu shtoi se zyrtarët turq po dëgjonin nga kanale të ndryshme se forcat Houthi po kryenin, siç u shpreh ai, një “mbrojtje të suksesshme” kundër ShBA-së dhe Britanisë.