Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, deri më tani ka bllokuar kandidaturat e Finlandës dhe Suedisë, sepse beson se ato vende kanë një qëndrim shumë të butë ndaj organizatave të tilla si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila udhëhoqi një rebelim 38-vjeçar kundër Turqisë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Finlanda dhe Suedia duhet të kenë parasysh shqetësimet e Turqisë, si dhe të japin jo vetëm deklarata, por edhe rezultate nëse duan të jenë anëtarë të NATO-s.
Duke folur para nisjes për në samitin e NATO-s në Madrid, ku do të takohet me liderët e vendeve nordike dhe të Aleancës, Erdogan tha se Suedia dhe Finlanda duhet të përmbushin pritshmëritë e Ankarasë, raporton Reuters


