Wojciech Szczesny u rikthye nga pensionimi, për tu bashkuar me Barcelonën.
Ai erdhi si zëvendësues i Marc Andre Ter Stegen, i cili pësoi një lëndim të rëndë dhe nuk do të luaj deri në fund të sezonit.
Por nga muaji tetor, portieri polak ende nuk ka debutuar me skuadrën e Barcelonës.
Trajneri Hansi Flick, ka deklaruar se pavarësisht që Szczesny po bën mirë në stërvitje, ai nuk është në planet e tij aktuale.
Teknilu gjerman thotë se Inaki Pena është portieri numër një te Barcelona për momentin.
“Me siguri Szczesny po performon vërtet mirë në stërvitje, por nuk ka asnjë plan për të ndryshuar portierin aktualisht. Inaki Pena është numri një”, ka deklaruar Flick.