Showtime

Erdhi pa dëshirën e familjes në Për’puthen, Fjori surprizohet nga nëna e saj

01/15/2022 23:09
nga:E K

Konkurrentja e Për’puthen ka treguar historinë e saj me familjen.

Fjori është një nga vajzat e Për’puthen e cila po merr pjesë në emisonin e dashurisë pa dëshirën e familjes.

Fjori nuk i kishte treguar fare familjes që do vinte në emision, ndaj kjo ka shkaktuar përçarje mes saj dhe familjes që ka ditë pa folë me ta.

Por jo vetëm. Nëna e saj pranoi të bëjë një lidhje direkte në studio duke realizuar një bisedë rreth kësaj situate.

Ajo bëri kërkesë që Fjori të shkëputet nga programi që të jetë pranë familjes.