Sporti

Erdhi me shumë pritshmëri, por u largua pa sukses| Bilanci i Artim Pollozhanit në krye të Ballkanit

12/04/2024 15:50
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Ballkanit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje pas eliminimit nga Kupa e Kosovës në futboll.

Menjëherë pas humbjes nga Rilindja 1974, Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga Ballkani, njofton klubi, përcjell GazetaBlic Sport.

Aventura e Pollozhanit në krye të skuadrës kosovare kishte filluar më 9 shtator të këtij viti, duke pasuar trajnerin Ilir Daja.

Në 12 ndeshje të udhëhequra tek Ballkani nga ana e tij, skuadra nga Theranda fitoi 5 ndeshje, humbi tre (duke llogaritur ndeshjen e sotme), si dhe pati 4 barazime.

Kujtojmë që ai e gjeti skuadrën në një moment jo edhe aq të mirë, me ndryshimet e mëdha që kishin ndodhur gjatë merkatos së verës tek skuadra, atje ku futbollistët kryesorë u larguan dhe kjo gjë ndikoi jo pak edhe tek forma dhe rezultatet.

/GazetaBlic Sport/