Ish-lojtari i NBA-së, Terrance Ferguson, e ka përfunduar shumë shpejtë aventurën e tij tek KB Bashkimi.
Bashkimi të mërkurën njoftoi se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me Fergusonin, transmeton GazetaBlic Sport.
Brenda postimit, klubi ka përmendur se kjo bëhet për arsye disiplinore. Ferguson në basketbollin kosovar e ka luajtur vetëm një ndeshje ndaj Golden Eagle Yllit, atje ku madje edhe kishte humbur ndjenjat për shkak të një problemi shëndetësor.