Aktivisti i devotshëm i LVV-së, Rilind Gërvalla është zgjedhur drejtor i televizionit në RTK. Këtë e kanë konfirmuar për Nacionalen burime brenda RTK-së.
Me tetë vota pro, është miratuar emërimi i Rilind Gërvalles në këtë pozitë.
Në anë tjetër, Sekretar i Përgjithshëm në Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutiérrez, ka kërkuar nga Bordit që të mos votohet kandidatët që janë të përfshirë dhe kanë lidhje politike.
“Bordi i Drejtorëve të transmetuesit publik të Kosovës sot do të votojë për drejtorin e televizionit RTK. I bëj thirrje bordit të RTK-së që të mos votojnë kandidatët me përkatësi politike dhe lidhje të drejtpërdrejta dhe të ngushta me partinë në pushtet apo me ndonjë parti tjetër politike.” – ka shkruar ai në Facebook.
Më tej, ai ka thënë se menxhimi i RTK-së si televizion publik duhet të jetë i pavarur nga partitë politik dhe se duhet konkursi duhet të rikthehet në pikën zero për të gjetur këdo që është i pavarur nga pushteti.
“Menaxhimi i televizionit publik duhet të jetë totalisht i pavarur nga partitë politike! Nëse është e nevojshme, thirrja duhet të riniset për të gjetur personin më të kualifikuar profesionalisht që është i pavarur nga pushteti politik. E di që bordi ka punuar shumë për reformimin dhe depolitizimin e RTK-së. Ajo ka mbështetjen e plotë të Federatës Evropiane të Gazetarëve – EFJ. Qytetarët e Kosovës meritojnë një televizion publik pluralist dhe të pavarur! #Kosova #PSM.” – thuhet në reagimin e tyre.
Edhe rrjeti Global për Mediat e Pavarura (IPI), me rastin e votimit të drejtortit të televizonit të RTK-së nga Bordi, ka bërë thirrje i zgjedhuri të mos ketë lidhje me partitë politike.
Në reagimin e tyre thuhet se IPI kërkon që emërimi i menaxhmentit të bëhet më anë të një procesi të drejtë dhe të pavarur.
“#Kosova: Meqenëse bordi i @rtklivecom sot zgjedh Drejtorin e ri të Televizionit, IPI përsëri thekson nevojën që emërimi i menaxhmentit të bëhet në një proces të drejtë dhe të pavarur. Është jetike për besimin e publikut që figurat e zgjedhura të mos kenë lidhje të qarta me partitë politike.” – thuhet në reagimin e tyre të publikuar në Twtter.
Përndryshe përveç IPI, për votimin e sotëm të drejtorit të televizionit, ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve.
Sekretar i Përgjithshëm në Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutiérrez, ka kërkuar nga Bordit që të mos votohet kandidatët që janë të përfshirë dhe kanë lidhje politike.