Showtime

Era Istrefi shkëlqen me veshjen në paraqitjen e fundit

06/06/2021 10:15
nga:Q R

Këngëtarja ka shijuar natën në një mbrëmje muzikore e cila mori vëmendje me veshjen e saj.

Nga heqja e masave të rrepta si pasojë e pandemisë COVID-19, tashmë janë hapur lokalet dhe artistët e estradës po performojnë duke argëtuar publikun të cilët nuk janë edhe të pakët që po dalin natën.

Për dallim nga këngëtarët e tjerë të cilët po performojnë, Era Istrefi ka zgjedhur të jetë mysafire në një mbrëmje muzikore, në një nga klubet e njohura.

E veshur me një fustan me ngjyrë të kaltër i cili i theksoi tiparet e formësuara bukuroshes i dha një dukje mahnitëse.

Fustanin e saj, ajo e ka kombinuar me një çantë ngjyrë rozë dhe këpucë gjithashtu, ndërsa sa i përket makijazhit ajo ka venë një të lehtë teksa flokët bionde i ka kapur në pjesën e sipërme të kokës duke i lëshuar si bisht të gjatë.

Këngëtarja e hitit “Oh God” ndau disa imazhe nga nata e mbrëmshme në profilin e saj zyrtar në Instagram e cila mori pëlqime dhe komente të shumta nga miqtë dhe fansat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)