Showtime

Era Istrefi nuk ndalet, paralajmëron këngën e re me super videoklip

05/14/2024 22:26
nga:G C

Era Istrefi po vjen me një projekt të ri muzikor që do të tronditë tregun, raporton GazetaBlic.

Bukuroshja e talentuar është njohur për stilin e saj joshës dhe performancat e mahnitshme në skenë.

Kënga e saj e paralajmëruar nga vetë këngëtarja në “Instastory” quhet “Më humbe” dhe fansat janë shumë të emocionuar për hitin e radhës nga Era Istrefi.

Kjo këngë e cila në shikimi të parë duket që ka super videoklip, do të publikohet të enjten, në ora 18:00.

Ndryshe, Era Istrefi është shumë aktive kohëve të fundit me projekte të ndryshme muzikore, duke mos i lënë art dashësit e saj të ia ndjenjë mungesën.

Era aktualisht po shijon suksesin e këngës “Mona Lisa”, e cila u prit mjaft mirë nga fansat.