Showtime

Era Istrefi njofton se ka marrë vaksinën Pfizer, kjo është gjendja e saj

04/22/2021 20:17
nga:Gazeta Blic

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, njoftoi të enjten fansat e saj se mori vaksinën kundër coronavirusit.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte momentin e vaksinimit.

E pyetur nga fansa të shumtë në rrjetet sociale për llojin e vaksinës së marrë dhe efektet anësore të mundshme, Era dha një përgjigje mbrëmjen e së enjtes.

Ajo publikoi një fotografi atraktive me bikini të realizuar në sauna, teksa në mbishkrimin e saj bëri të ditur se po ndjehet normalisht edhe pas marrjes së vaksinës.

“Ndjehem normal pas marrjes së vaksinës së Covidit, për ata që pyesin, ishte Pfizer. Ju dëshiroj të gjithëve shëndet”, ka shkruar Era.

Ndërkohë, miku i saj stilisti Valdrin Sahiti, bëri të ditur në të njëjtën ditë se me të marrë vaksinën ishte përballur me disa simptoma si: ethe, temperaturë dhe plogështi.