Showtime

Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”

02/10/2026 20:43
nga:G B

Këngëtarja e famshme shqiptare, Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit e saj thirrjen për të qenë pjesë e marshit “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të çlirimtarëve të cilët po gjykohen në Hagë.

Ajo ka postuar thirrjen në Facebook dhe Instagram.

Marshi do të mbahet më 17 shkurt në sheshin “Skenderbeu”, ku pritet të marrin pjesë rreth 200 mijë qytetarë.