Showtime

Era Istrefi me vallëzim provokues në ditëlindjen e Norës

03/26/2022 17:06
nga:G C

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka festuar dje (e premte) ditëlindjen e saj të 36-të.

Me këtë rast, ajo organizoi një festë në shtëpinë e saj luksoze me pak të ftuar nga rrethi i ngushtë shoqëror dhe familjar.

Në rrjetet sociale ndërkohë kanë qarkulluar fotografi dhe video të ndryshme nga festa, ku dy motrat e famshme të estradës duket të jenë argëtuar mjaft me njëra-tjetrën.

Këngëtarja Era Istrefi e cila ka paralajmëruar se së shpejti do të rikthehet me një projekt të ri muzikor, është dukur mjaft atraktive gjatë mbrëmjes e veshur me një kostum të bardhë.