Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka kohë që i ka munguar tregut muzikor.
Era Istrefi nuk ka qenë aktive me projektet muzikore dhe as me koncertet ku padyshim që i ka munguar publikut, shkruan GazetaBlic.
Së fundmi, Era ka dhënë një lajm të papritur për shumë të mirë për fansat e saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka zbuluar se do rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri muzikor por nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë.
View this post on Instagram
Komenti i cili mori më shumë vëmendjen në këtë imazh është : “Pin” këtë koment nëse viti 2022 do të jetë viti juaj.

Ka qenë pikërisht ky veprim nga këngëtarja që bëri të aludohet se Era do të rikthehet./GazetaBlic/


