Lajme

EPP votoi rezolutën për liberalizimin e vizave për Kosovë, ky është reagimi i Lumir Abdixhikut

06/01/2022 13:08
nga:N M

Kryetari i LDK Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi që votuan rezolutën që përkrah liberalizimin e vizave për kosovarët, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se në ditën e dytë të Kongresit të EPP, me sponzorizimin e partisë më të madhe austriake, Die Volkspartei (ÖVP) partisë së kancelarit austriak, Karl Nehammer, u votua rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave të Kosovës.

Sipas tij me votat dërmuese të delegatëve të EPP, dhe me miratimin edhe të partive tona simotra që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, rezoluta bën thirrje për mbështetjen e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve në këtë të drejtë bazike dhe tashmë të vonuar.

“Falënderoj partinë Partinë Popullore të Austrisë (ÖVP), në veçanti Sekretaren për Marrëdhënie me Jashtë, Monika Reiner dhe eurodeputetin Lukas Mandl për sponsorizimin e kësaj rezolute dhe përkushtimin e vazhdueshëm që tregojnë për Kosovën. Falënderoj poashtu dhe Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të EPP-së, Patrick Voller në sigurimin e mbështetjes së nevojshme. Faleminderit gjithë ekipit të LDK të angazhuar në këtë proces”, tha ai ndër të tjera.