Opinion

Epilogu i Hagës!

02/11/2026 12:51
nga:Afrim Veseli

Sipas ZPS-së, Gjeneral Clark dhe z. Rubin s’kanë pasur informata të sigurta.

Si kuptohet kjo?!

Që NATO-ja, Amerika dhe të gjitha shtetet tjera që morën pjesë në luftën ajrore kanë gabuar. Pra, nga intervenimi humanitar del të jetë agresion ndaj shtetit të Serbisë.

Pra, shumë thjesht, dy qëllime:

E para, shqiptarët dhe UÇK-ja kanë filluar luftë jo të drejtë dhe, rrjedhimisht, fajtorë për të gjitha krimet e ndodhura. Pra, edhe beteja e Jasharëve, promotore e zhvillimit të krimeve në Kosovë.

Dhe e dyta, Amerika dhe NATO, organizim agresioni ndaj një shteti dhe mbajnë përgjegjësinë për krejt viktimat dhe dëmet ekonomike, çka i hap rrugë Serbisë të ushtrojë padi penale ndaj NATO-s dhe të gjitha shteteve pjesëmarrëse për agresion dhe dëmshpërblim.

Thjesht, a ka qenë kjo narrativa dhe qëndrimi serb dhe rus prej vitit 1999?

Po, ky ka qenë.

Në fund, tradhtarë e spiunë, këtë u munduat t’ia bëni atdheut dhe lirisë sonë.

A i ka humbur kujt naj mëzat?!