Sporti

Epike: Ky ishte reagimi i Henry, Carragher dhe Richards pas golit të Interit në sekondat e fundit ndaj Barçës

05/07/2025 08:33
nga:Lorik J

Paneli i CBS Sports dha një reagim shumë qesharak ndaj golit të barazimit në minutën e fundit të Interit kundër Barcelonës, gol i cili e dërgoi ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në kohën shtesë të martën në mbrëmje.

Ishte goli i Acerbit për 3-3 që shkaktoi një reagim shumë qesharak nga ana e komentatorëve të CBS, Jamie Carragher, Thierry Henry dhe Micah Richards.

Ish-futbollistët e Premier Ligës nuk e besonin dot, me Henry dhe Richards q1ë vunë duart në kokë përpara se ish-sulmuesi i Arsenalit t’i pyeste: “Çfarë po bën Acerbi atje?”

Duke reaguar ndaj shansit të vonë të Lamine Yamal, Henry tha me shaka: “Jam i lodhur”, ndërsa Richards me sa duket nuk mund ta besonte çfarë po ndodhte.

Ja pamjet epike: