Zlatan Ibrahimovic u rikthye në fushë për Milanin pas disa muajsh.
Ibra u lëndua në sezonin e kaluar dhe duhej të priste deri në xhiron e tretë të këtij sezoni të Serie A, që të bënte rikthimin e tij në fushën e gjelbërt, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi suedez ishte protagonist në ndeshjen e djeshme ndaj Lazios, pasi goli i tij “vrau” fatin e takimit. Ai shënoi golin e dytë, i cili ishte edhe goli i fitores së Milanit ndaj rivalit, Lazio.
Megjithatë, interesante ishte mënyra se si Ibrahimovic realizoi golin!
Lazio ishte duke sulmuar zonën e Milanit, teksa ai ishte duke rregulluar këpucët e tij. Për një moment skuadra e Milanit rrëmbeu topin dhe nisi kundërsulmin me Rebic.
Sulmi i shpejtë i Milanit e la Ibran pa rregullar këpucët, por i solli atij një gol…
Ja rasti:


