Para 11 vitesh, Eden Hazard bëri një skandal në Premierligë, pasi në kohën kur ishte tek Chelsea, e kishte goditur me shqelma një person, i cili ishte duke ushtruar punën e top-mbajtësve për ekipin e Swanseas.
Megjithatë, 11 vjet pas atij skandali, Eden Hazard është takuar me djaloshin, i cili ka ndryshuar shumë… dhe është bërë një biznismen i madh, përcjell GazetaBlic Sport.
“Një gjë e mirë për daljen në pension është të afrohesh me miqtë e vjetër. Ju keni bërë një rrugë të gjatë në 11 vjet miku im”, shkroi Eden Hazard për takimin e tij me Morganin.
A nice thing about retirement is catching up with old friends. You have come a long in way in 11 years my friend @charliem0rgan @auvodka x @hazardeden10 ? pic.twitter.com/bPpp0LEefS
— Eden Hazard (@hazardeden10) January 24, 2024
Djaloshi i topave siç njihet ka bërë biznisin e tij me Vodka dhe tani ka pasur rreth 40 milionë funte.
Ai hapi biznesin – të quajtur Au Vodka – në vitin 2016 së bashku me shokun e shkollës Jackson Quinn.
/GazetaBlic Sport