Skuadra e Interit ka fituar Superkupën e Italisë ndaj Juventusit me rezultatin 2:1, me Alexis Sanchez që ka shënuar gol në sekondat e fundit të ballafaqimit.
Sanchez shënoi në sekondat e fundit, teksa trajneri i Juventusit, Allegri po përgatitej të bënte zëvendësimin e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Allegri ishte gati të inkuadronte në lojë Bonuccin, i cili do të ekzekutonte një nga penalltitë, por Sanchez prishi planet e tij.
Në fund, Bonucci u pa shumë i nervozuar pas golit të Sanchezit, sa që u pa duke u përleshur me një nga zyrtarët e ndeshjes.
Ja pamjet:
Ma che ha fatto Bonucci al gol di Sanchez? pic.twitter.com/XMxUehnwz4
— Roberto Dupplicato (@duppli) January 12, 2022


