Sporti

Enzo Maresca thotë se është ‘jo normale’ të udhëtosh 16-orë për një ndeshje në Kazakistan

12/11/2024 17:54
nga:Lorik J

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca ka shprehur shqetësimin e tij për udhëtimin rraskapitës 16-orësh vajtje-ardhje në Kazakistan për ndeshjen e Konferencë Ligës të së enjtes kundër Astanës.

Maresca e përshkroi kohën e udhëtimit si “jo normale” dhe pranoi sfidat që paraqet për lojtarët e tij.

“Tetë orë [në një drejtim] nuk është një kohë normale për të udhëtuar për një lojë, por ne duhet të shkojmë, duhet të luajmë dhe duam të përpiqemi të bëjmë më të mirën, duke menduar edhe për ndeshjen e radhës” tha fillimisht ai.

Italiani konfirmoi se disa lojtarë të ekipit të parë, përfshirë anësorin anglez Noni Madueke, do të pushohen për udhëtimin për të minimizuar lodhjet.

Planet e udhëtimit të Chelseat janë komplikuar nga nevoja për të marrë një rrugë jo të drejtpërdrejtë për të shmangur zonat e konfliktit në Ukrainë, Rusi dhe Siri.

Ekipi gjithashtu do të duhet të përballet me temperaturat e ulëta, me parashikimet që sugjerojnë se mund të jetë deri në -11C gjatë qëndrimit të tyre.

/GazetaBlic Sport