Kupa e Botës 2022

Enzo Fernandez shumë afër transferimit tek Liverpool

12/20/2022 11:50
nga:Lorik J

Enzo Fernandez ka rënë dakord për një transferim te Liverpool, shkruan Diario La Capital i Argjentinës.

Fernandez raportohet se ka rënë dakord që ai të qëndrojë në huazim te Benfica për gjysmë sezoni dhe më pas të nënshkruajë për klubin anglez. Kjo marrëveshje është ende në nivelin e një marrëveshjeje verbale, asnjë kontratë nuk është nënshkruar, por kjo mund të ndodhë në periudhën e janarit, përcjell GazetaBlic Sport.

Fernandez është 21 vjeçar, por ka luajtur një rol të madh në fitimin e kampionatit botëror për Argjentinën. Në pesë nga shtatë ndeshjet, ai filloi nga minuta e parë, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një. Ai mbërriti në Benfica verën e kaluar nga River Plate dhe menjëherë u vendos si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës portugeze. Sipas Transfermarkt, Fernandez vlen 35 milionë euro, por në realitet ky çmim është shumë më i lartë.

/GazetaBlic Sport