Sporti

Enzo Fernandez nuk do të debutojë sot, argjentinasi ende nuk ka marrë vizën e punës

02/03/2023 09:57
nga:E K

Enzo Fernandez do duhet të pres pak kohë deri në debutimin e tij me Chelsean.

Chelsea do përballet sot me Fulham në Stamford Bridge nga ora 21:00, por kjo nuk do jetë ndeshja kur transferimi më i ri i londinezëve do bëjë debutimin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës angleze “The Times“, argjentinasi nuk ka ende vizën e nevojshme të punës për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar, ndaj nuk mund të përdoret nga Graham Potter në duelin e sotëm.

Sipas këtyre rrethanave, Enzo Fernandez pritet të jetë në dispozicion të trajnerit, Potter me 11 shkurt në ndeshjen ndaj West Ham United.

/GazetaBlic Sport/