Sporti

Enzo Fernandez: Fitorja në finalen e Kupës së Botës më ndryshoi jetën

12/01/2023 16:49
nga:E K

Pothuajse një vit pasi Argjentina u bë kampione e botës, duke mposhtur Francën, në Katar, në penallti (4-2), pas rezultatit 3-3 në kohën e rregulltë, Enzo Fernandez, zbuloi , në një intervistë për Star+, se kjo arritje i ndryshoi rrjedhën e jetës së tij.

“Më ndryshoi plotësisht jetën. Më dha mundësinë të vij në Chelsea dhe dashuria që marr në Argjentinë është shumë e ndryshme tani. Më ndryshoi plotësisht jetën. Të jesh kampion për kombëtaren është e paçmuar. Është lavdi e përjetshme. Lavdia e fundit”, theksoi ai, transmeton GazetaBlic Sport.

Mbappe më tha se do të fitonin finalen dhe më pas kjo ndodhi.

Mesfushori argjentinas i kujton shumë mirë ngjarjet e ndeshjes dhe thekson një episod të humorit të keq të Kylian Mbappe: “Më kujtohen gjërat që më tha. Filloi të debatonte me mua, as nuk e di pse. Cuti [Romero] u çmend. Mbappe më tha se do të fitonin finalen dhe më pas kjo ndodhi”.

/GazetaBlic Sport.