Sporti

Enzo Fernandez drejt City-t, Chelsea ka gati zëvendësuesin

08/28/2026 23:29
nga:Mergim Rreci

Transferimi i mundshëm i Enzo Fernandez te Manchester City për një shifër mbi 140 milionë euro ka nxitur një efekt domino në merkato, duke vënë në lëvizje Chelsea-n.

Klubi londinez ka përshpejtuar bisedimet për të siguruar shërbimet e Lamine Camara, mesfushorit senegalez që luan te Monaco.

Klubi i Principatës nuk e konsideron lojtarin të pashitshëm, por ka caktuar një çmim prej të paktën 50 milionë eurosh për kartonin e tij. Trajneri Xabi Alonso është informuar mbi karakteristikat dhe personalitetin e 20-vjeçarit, i cili ka një kontratë me Monaco-n deri në qershor 2029.

Përveç Chelsea-t, për talentin senegalez kanë shfaqur interesim edhe Liverpool me Crystal Palace, por pa bërë hapa konkretë. Përfaqësuesit e të dyja klubeve dhe rrethit të lojtarit ndodhen aktualisht në Monako, ku një marrëveshje mund të arrihet brenda 48 orëve të ardhshme.

Edhe pse trajneri Filipe Luis dëshiron ta mbajë në ekip atë që e konsideron një nga mesfushorët më të mirë në botë, shitja e Enzo-s mund të përcaktojë largimin e Camara-s. Lajmi është dhënë nga mediat franceze, që raportojnë se bisedimet kanë hyrë tashmë në një fazë përfundimtare.