Lajme

Enver Hoxhaj siguron që pamjet madhështore të protestës t’i shohë edhe Haga

02/17/2026 16:58
nga:Genita C

Pamjet madhështore të protestës ku morën pjesë qindra mijëra qytetarë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë shpërndarë edhe në arenën ndërkombëtare nga ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Përmes rrjetit social X, Hoxhaj publikoi fotografi dhe video nga protesta e mbajtur në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar mbështetjen masive qytetare për ish-udhëheqësit e luftës çlirimtare.

Pamjet u shoqëruan me një mesazh në gjuhën angleze.

“#Kosovo on its 18th Independence anniversary, calls for justice for the wartime liberation leaders held in The Hague, unjustly.”

Në përkthim:

“#Kosova, në 18-vjetorin e Pavarësisë, bën thirrje për drejtësi për udhëheqësit e luftës çlirimtare që mbahen padrejtësisht në Hagë.”

Hoxhaj, i njohur si bashkëpunëtor i afërt politik i ish-udhëheqësve të UÇK-së, me këtë publikim synon që mesazhi i protestës dhe mbështetja masive qytetare të arrijnë edhe te opinioni ndërkombëtar dhe institucionet e drejtësisë në Hagë.