Lajme

Enver Hoxhaj shpreh ngushëllime për vdekjen e 22-vjeçarit nga Peqani i Suharekës

07/09/2024 20:35
nga:Y I

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur në moshën 22-vjeçare, Adhurim Fetiu nga fshati Peqan i Suharekës.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj.

“Sot, i dhamë lamtumirën Adhurim Fetiut nga Peqani, një djalosh i ri me një zemër të madhe, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve të tij dhe të gjithë atyre që e njohën”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.